Astera Tuhina më 1 korrik i bashkohet Përfaqësueses A të Kosovës

Astera Tuhina më 1 korrik i bashkohet Përfaqësueses A të Kosovës

Sport June 19, 2021 - 21:05
Lajmet e fundit nga sporti

Astera Tuhina do t’i bashkohet Përfaqësueses A së Kosovës nga muaji i ardhshëm, përcjell Zeri.info.

Njëra nga basketbollistet më të talentuara në vendin tonë, 16 vjeçarja e cila tash e disa vite luan në Spanjë tek Club Deportivo Promete, më 1 korrik do të bashkohet me Përfaqësuesen A të Kosovës në përgatitjet për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet prej 20 deri më 25 korrik në Nicosia të Qipros, ka njoftuar FBK.

Astera Tuhina pritet të jetë ndër basketbollistet bartëse të Kosova A në debutimin e skuadrës seniore në gara zyrtare të FIBA-s. /Zeri.info