KF Arbëria gjen zëvendësuesin e Arbnor Morinës, zyrtarizimi së shpejti

KF Arbëria gjen zëvendësuesin e Arbnor Morinës, zyrtarizimi së shpejti

Sport June 19, 2021 - 17:56
Lajmet e fundit nga sporti

KF Arbëria është bërë me trajner të ri. Skuadra e Ligës së Parë, ka vendosur t’ia besojë udhëheqjen e bankinës legjendës së futbollit lipjanas, Jeton Gashi.

Gashi do të zëvendësojë në pankinën e kuqezinjëve, Arbnor Morinën që tashmë është larguar.

Klubi dobrajas pritet që shumë shpejtë t’a bëjë edhe prezantimin e trajnerit lipjanas i cili më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura evropiane si futbollist, ka njoftuar Ulpianapress.

Bashkë me Jeton Gashin në stafin teknik priten të jenë edhe Diamant Kadrolli si dhe Izjah Gashi ose Ylber Statovci, tjetër emra që njihen në futbollin dobrajas.

Jeton Gashi në karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe skuadra si Ulpiana dhe KF Lipjani.

Image
Jeton Gashi.