Hungari 1-1 Francë, notat e lojtarëve: Griezmann vlerësohet më së larti

Hungari 1-1 Francë, notat e lojtarëve: Griezmann vlerësohet më së larti

Sport June 19, 2021 - 17:15
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Francës ka dështuar të marrë pikët e plota nga përballja me Hungarinë në rrethin e dytë të Grupit F, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Puskas Arena” ka përfunduar me rezultatin 1-1, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Fillimisht hungarezët kaluan në epërsi në minutën 45+2, pas golit të shënuar nga Attila Fiola.

Kurse, ishte Antoine Griezmann që shënoi golin e barazimit për “Gjelat” në minutën e 66-të.

Griezmann u vlerësua më së larti në këtë ndeshje me notën 8.0, kurse te Hungaria më së larti u vlerësua Roland Sallai me 7.2. /Zeri.info