Befasi, Hungaria e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Francës

Befasi, Hungaria e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Francës

Sport June 19, 2021 - 15:52
Lajmet e fundit nga sporti

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Hungarisë dhe Francës në “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.

Në “Puskas Arena” të Budapestit, Hungaria dhe Franca janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë në Grupin F.

45 minutat e parë janë mbyllur me rezultatin befasues, 1-0 në të mirë të hungarezëve.

Ishte mbrojtësi, Attila Fiola, që shënoi në minutën e dytë shtesë (45+2) për epërsinë e Hungarisë.

Në anën tjetër, Franca dominoi në tërësi ndeshjen me posedim dhe raste, por nuk ia dolën edhe të shënonin. /Zeri.info