Mirlind Daku konfirmon largimin nga Ballkani: Tani është koha për një aventurë të re, do të rikthehem te Osijeku

Mirlind Daku konfirmon largimin nga Ballkani: Tani është koha për një aventurë të re, do të rikthehem te Osijeku

Sport June 19, 2021 - 15:34
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i njohur nga Kosova, Mirlind Daku, ka konfirmuar se do të rikthehet në Kroaci, te Osijeku, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi shtatlartë kaloi një vit e gjysmë si i huazuar te FC Ballkani, teksa në sezonin e fundit ishte top golashënues, me 31 gola në Superligë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Daku ka falënderuar klubin, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët e klubit suharekas, teksa njoftoi se tani do të rikthehet te Osijeku.

Postimi i plotë nga Mirlind Daku (pa ndërhyrje):

“Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re,ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar. Dua të ju falënderojë të gjithve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashkëlojtarëve dhe tifozëve Xhebrailat. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë”. /Zeri.info