ZYRTARE: Futbollisti i larguar nga Gjilani nënshkruan me ekipin e promovuar në elitë

ZYRTARE: Futbollisti i larguar nga Gjilani nënshkruan me ekipin e promovuar në elitë

Sport June 19, 2021 - 15:09
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti që ishte pjesë e SC Gjilanit në sezonin e fundit, Arbër Çyrbja, është rikthyer në Kategorinë Superiore, shkruan Zeri.info.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me të promovuarit në elitën e futbollit shqiptar, KF Egantian.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi rrogozhinas, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Arber Çyrbja është lojtari i radhës që firmos me KF Egnatian.

Shijakasi ka firmosur me Egnatian për 2 sezone duke besuar tek projekti i presidentit Agim Demrozi” – thuhet në njoftimin e klubit. /Zeri.info