FC Prishtina vendos masa strike për t'i respektuar rregullat anti-COVID, hotel ekskluziv për skuadrën në Tiranë

FC Prishtina vendos masa strike për t'i respektuar rregullat anti-COVID, hotel ekskluziv për skuadrën në Tiranë

Sport June 19, 2021 - 14:16
Zbuloni detajet

FC Prishtina po përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjet e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Pas përgatitjeve disa ditore në Gjakovë, dy miqësorëve ndaj Llapit dhe Shkëndijës së Tetovës skuadra tashmë është vendosur në Tiranë ku ditën e djeshme ka kryer stërvitje në fushën ndihmëse të KF Tirana, "Skënder Halili",

Image

FC Prishtina në gjysmëfinale do të luaj kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore – ndeshje kjo që zhvillohet më 22 qershor në “Elbasan Arena”.

Dueli tjetër zhvillohet në mes Torshav dhe Inter Club D’Escaldes në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Finalja e këtij kompetcioni do të zhvillohet më 25 qershor në “Elbasan Arena”.

Kryesia e Prishtinës ka vendosur masa strike në mënyrë që skuadra të jetë sa më e qetë.

Skuadra të premten ka mbërritur në Tiranë ku është akomoduar dhe karantinuar në "White Dream Hotel".

Para nisjes për në Shqipëri, skuadra është testuar në laboratorin e specializuar për testtime anti-COVID-19, "EuroLab" ku të gjithë anëtarët e ekspeditës kanë dalë negativë.

"Zeri.info" mëson se në hotel është vendosur vetëm stafi dhe futbollistët teksa për t'i respektuar masat e karantinës, nuk lejohen persona të tjerë në hotel.

Edhe drejtuesit e klubit është vendosur që mos ta vizitojnë skuadrën në hotel në mënyrë që të respektohen protokolli i vendosur në mënyrë strikte.

Këto masa janë marrë edhe për t'i respektuar rregullat anti-COVID-19.

Kujtojmë se vitin e kaluar, FC Prishtina ia ka parë sherrin pandemisë pas rasteve pozitive brenda skuadrës.

Prishtina përkundër se kishte udhëtuar dy herë në Gjibraltar, nuk kishte mundur që të luajë ndaj skuadrës Lincoln Red Imps.

Për të mos rrezikuar asgjë, skuadra në këtë edicion ka punuar ndryshe. /Zeri.info