Edmond Azemi shpërthen në lot gjatë konferencës ku tregoi se është pensionuar

Edmond Azemi shpërthen në lot gjatë konferencës ku tregoi se është pensionuar

Sport June 18, 2021 - 15:14
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e basketbollit të Kosovës, Edmond Azemi, vendosi që të pensionohet nga basketbolli aktiv, shkruan Zeri.info.

Lajmi u bë i ditur nga KB Sigal Prishtina, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit të lëshuar të enjten mbrëma.

Klubi kryeqytetas gjithashtu njoftoi se Edmond Azemi është emëruar në postin e drejtorit gjeneral të klubit.

LEXO TË PLOTË: Pensionohet legjenda e basketbollit të Kosovës dhe KB Prishtinës, Edmond Azemi

Sot (e premte), KB Sigal Prishtina organizoi një konferencë për medie, ku foli edhe Edmond Azemi.

Me të marrë fjalën, ikona e klubit kryeqytetas u tradhëtua nga lotët e emocionet.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua” – ishin fjalët e para të Azemit, i cili pastaj shpërtheu në lot.

Vlen të theksohet se 40-vjeçari, Edmond Azemi, gjatë karrierës së tij ka fituar 36 trofe. Edo gjithashtu ka qenë reprezentues i Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. /Zeri.info