Shënoi autogol në ndeshjen ndaj Francës, Hummels tregon se si e festoi djali i tij këtë

Shënoi autogol në ndeshjen ndaj Francës, Hummels tregon se si e festoi djali i tij këtë

Sport June 18, 2021 - 14:17
Lajmet e fundit nga sporti

Mats Hummels ka treguar se ka djali i tij ka festuar, edhe pse ai shënoi autogol ndaj Francës, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e parë në Grupin F në “Euro 2020” Gjermania pësoi humbje minimale nga Franca.

Francezët fituan falë autogolit të shënuar nga mbrojtësi i Borussia Dortmundit.

Në një intervistë për “Bild”, 32-vjeçari tregoi një situatë qesharake lidhur me djalin e tij që është vetëm 3 vjeç.

"Për fat të mirë, ai nuk e di se çfarë është autogoli akoma. Ai mendon se topi në rrjetë është gjithmonë i duhur. Më thanë se ai po brohoriste. Unë ndoshta do të duhet t’ia mësoj atë atij", ka thënë Hummels.

Ndryshe, Gjermania ndeshjen e dytë në grup e luan nesër (e shtunë) ndaj Portugalisë. /Zeri.info