Projektohet shkëmbimi mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit, Felix mund të transferohet te kampioni anglez

Projektohet shkëmbimi mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit, Felix mund të transferohet te kampioni anglez

Sport June 18, 2021 - 12:24
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester City do të tentojë ta transferojë Joao Felixitin gjatë afatit kalimtar të verës, në rast se dështojnë ta transferojnë Harry Kanen ose Erling Haalandin, transmeton Zeri.info.

“Eurosport” shkruan se pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe portugezi i Cityt, Bernardo Silva.

Image
Bernardo Silva / Manchester City.

Në vitin 2019, Felix u transferua tek Atletico Madridi nga Benfica për 127 milionë euro.

21-vjeçari deri më tani ka shënuar 19 gola dhe 9 asistime në 76 paraqitje.

Ndryshe, sulmuesi portugez ka kontratë të vlefshme me klubin spanjoll deri më 30 qershor 2026. /Zeri.info