Zyrtare: Ashley Young rikthehet te Aston Villa

Zyrtare: Ashley Young rikthehet te Aston Villa

Sport June 17, 2021 - 21:28
Lajmet e fundit nga sporti

Ashley Young është rikthyer edhe një herë tjetër në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Young është rikthyer te Aston Villa, skuadër te e cila luajti nga viti 2007 deri më 2011, para se të transferohej te Manchester United.

35-vjeçari i është bashkuar Aston Villas si lojtar i lirë, teksa ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ashley Young në sezonin e fundit ishte pjesë e Interit, ku fitoi titullin e kampionit në Serie A. /Zeri.info