Mbyllet pjesa e parë, Danimarka me epërsi minimale ndaj Belgjikës

Mbyllet pjesa e parë, Danimarka me epërsi minimale ndaj Belgjikës

Sport June 17, 2021 - 18:48
Lajmet e fundit nga sporti

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Danimarkës dhe Belgjikës në “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.

Në “Parken Stadium”, Danimarka dhe Belgjika janë duke zhvilluar ndeshjen e rrethit të dytë në Grupin B.

45 minutat e parë janë mbyllur me epërsinë minimale të danezëve, 1-0.

Danimarka arriti që herët ta krijojë këtë epërsi, me Yussuf Poulsen që shënoi në minutën e dytë.

Vlen të theksohet se në minutën e dhjetë është ndalur ndeshja dhe të gjithë për një minutë kanë duartrokitur për Christian Eriksenin, i cili është duke u rikuperuar në spital. Eriksen mbanë fanellën me numrin dhjetë te Danimarka. /Zeri.info

LEXO TË PLOTË: Danimarkë - Belgjikë: Loja ndalet në minutën e 10-të, të gjithë duartrokasin për Eriksenin (VIDEO)