Danimarkë - Belgjikë: Loja ndalet në minutën e 10-të, të gjithë duartrokasin për Eriksenin

Danimarkë - Belgjikë: Loja ndalet në minutën e 10-të, të gjithë duartrokasin për Eriksenin

Sport June 17, 2021 - 18:27
Lajmet e fundit nga sporti

Christian Eriksen është nderuar nga futbollistët, gjyqtarët dhe të gjithë të pranishmit në stadium, shkruan Zeri.info.

Në “Parken Stadium”, Danimarka dhe Belgjika janë duke zhvilluar ndeshjen e rrethit të dytë në Grupin B.

Në minutën e dhjetë është ndalur ndeshja dhe të gjithë për një minutë kanë duartrokitur për Christian Eriksenin, i cili është duke u rikuperuar në spital. Eriksen mbanë fanellën me numrin dhjetë te Danimarka.

Kujtojmë se mesfushori danez pësoi një sulm në zemër në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, teksa është në rrezik që të mos luaj më asnjëherë futboll.

Ndryshe, Danimarka momentalisht është duke fituar 1-0 ndaj Belgjikës, pas golit të shënuar Yussuf Poulsen në minutën e dytë. /Zeri.info