Zyrtare: Arnautoviqi dënohet nga UEFA pasi e ofendoi futbollistin shqiptar

Zyrtare: Arnautoviqi dënohet nga UEFA pasi e ofendoi futbollistin shqiptar

Sport June 16, 2021 - 14:46
DETAJET

UEFA ka publikuar vendimin e saj për ta dënuar reprezentuesin austriak, Marko Arnautoviq, me një ndeshje moslojë.

Arnautoviqi nuk do të mundë të paraqitet në ndeshjen e dytë të grupit kundër Holandës, që do të zhvillohet të enjten mbrëma.

Sulmuesi austriak në ndeshjen e parë të grupit C kundër Maqedonisë së Veriut, pasi shënoi golin iu drejtua me ofendime mbrojtësit shqiptar, Ezgjan Aliut.

Ai ofendoi duke e sharë me nënën dhe ka përdorur fjalën ofenduese “siptarsku”.

Edhe pse ka kërkuar falje madje edhe në gjuhën shqipe, si dhe vetë Aliu deklaroi se janë sqaruar me Arnautovicin, UEFA e ka dënuar duke dërguar sinjal të fortë se nuk lejon diskrinimin në eventet që organizon.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Shqipërise dhe Maqedonisë, ndërsa e FFK-ja jo.

Arnautoviqi babanë e ka nga Serbia, ndërsa nënën austriake. /Zeri.info