Sa kushton një gjest i Ronaldos? “Coca-Cola” humb miliarda dollarë

Sa kushton një gjest i Ronaldos? “Coca-Cola” humb miliarda dollarë

Sport June 16, 2021 - 10:47

Një nga ngjarjet më të komentuara të Kampionatit Europian ishte momenti kur Cristiano Ronaldo gjatë një konference për shtyp zhvendosi nga tavolina dy shishe "Coca-Cola". Ai mori një shishe uji, ua drejtoi gazetarëve dhe u tha: “Uji të bën mirë”, duke nxitur ata që ta konsumonin sa më shumë.

Gjesti që u bë viral i kushtoi jo pak një prej sponsorëve kryesorë të kampionatit, pasi çmimi i aksionit të "Coca-Cola"-s ra nga 56.10 dollarë në 55.22, një rënie prej 1,6%, sipas Guardian-it.

Thënë ndryshe, vlera e tregut e "Coca-Cola"-s shkoi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollar, një rënie prej 4 miliardë dollarësh.

"Coca-Cola", një nga sponsorët zyrtarë të "Euro 2020", u përgjigj në një deklaratë, duke thënë se “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve” me “shije dhe nevoja të ndryshme".

Ndërkaq, një zëdhënës i Euros tha: “Lojtarëve u ofrohet ujë, 'Coca-Cola' dhe 'Coca-Cola Zero Sugar', pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp”.

Të martën ai shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Hungarisë. /a2cnn