Gjithçka gati edhe për Copa America, kjo është ndeshja e parë që zhvillohet sonte

Gjithçka gati edhe për Copa America, kjo është ndeshja e parë që zhvillohet sonte

Sport June 13, 2021 - 14:00
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte fillon Copa America, me dhjetë kombëtare që do të luftojnë për një trofe, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e parë zhvillohet sonte mes Brazilit dhe Venezuelas. Kjo ndeshje nis nga ora 23:00.

Në Copa America 2021 marrin pjesë dhjetë kombëtare, të cilat janë të ndara në dy grupe. Katër kombëtaret e para nga të dy grupet kalojnë tutje.

Në Grupin A janë: Argjentina, Paraguai, Bolivia, Uruguai dhe Kili.

Kurse, në Grupin B janë: Ekuadori, Peru, Venezuela, Kolombia dhe Brazili.

Finalja e madhe e Copa America do të zhvillohet më 11 korrik. /Zeri.info