Doli pozitiv me koronavirus, Cancelo do të zëvendësohet nga ky futbollist te Portugalia

Doli pozitiv me koronavirus, Cancelo do të zëvendësohet nga ky futbollist te Portugalia

Sport June 13, 2021 - 12:07
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit e Portugalisë sot njoftoi se Joao Cancelo është infektuar me koronavirus, shkruan Zeri.info.
 

Kësisoj, aventura e mbrojtësit të Manchester Cityt në Kampionatin Evropian ka përfunduar, enda pa filluar.

Federata portugeze njoftoi se Cancelo do të zëvendësohet nga mbrojtësi i Milanit, Diogo Dalot.

Kujtojmë se të gjithë futbollistët tjerë te Portugalia kanë rezultuar negativ në testet e koronavirusit.

Ndryshe, Portugalia ndeshjen e parë në ''Euro 2020'' e luan më 15 qershor ndaj Hungarisë. /Zeri.info