Federata e Danimarkës: Kemi biseduar këtë mëngjes me Eriksenin, gjendja e tij është stabile

Federata e Danimarkës: Kemi biseduar këtë mëngjes me Eriksenin, gjendja e tij është stabile

Sport June 13, 2021 - 11:54
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit e Danimarkës ka treguar gjendjen e Christian Eriksenit, shkruan Zeri.info.

Mesfushori i Interit ra pa ndjenja në tokë të shtunën mbrëma, teksa Danimarka po luante ndaj Finlandës.

Ende nuk dihet saktë se çfarë ndodhi me Eriksenin, teksa Federata daneze ka treguar të rejat e fundit rreth shëndetit të lojtarit.

“Këtë mëngjes kemi biseduar me Christian Eriksenin, i cili dërgoi mirënjohjet e tij te bashkëlojtarët. Gjendja e tij është stabile dhe po vazhdon të qëndrojë në spital për ekzaminimet e mëtutjeshme. Ekipi dhe stafi i kombëtares ka pranuar ndihma në këtë krizë dhe do të vazhdojë të jetë aty për njëri-tjetrin pas incidentit të djeshëm.

Ne do të donim të falënderonim të gjithë për përshëndetjet e tyre dhe lutjet për Christian Eriksenin nga fansat, lojtarërt, Familjet Mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, Federatat e Futbollit, klubet, etj. Ne inkurajojmë të gjithë të dërgojnë mirënjohje e tyre për Federatën Daneze të Futbollit, ndërsa ne do të sigurohemi që të gjitha të përcillen te Erikseni dhe familja e tij” - thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Danimarkës. /Zeri.info