Portugalia merr një goditje, mbrojtësi i njohur preket nga koronavirusi dhe përfundon kampionati për të

Portugalia merr një goditje, mbrojtësi i njohur preket nga koronavirusi dhe përfundon kampionati për të

Sport June 13, 2021 - 11:42
Lajmet e fundit nga sporti

Një futbollist te Kombëtarja e Portugalisë është prekur nga koronavirusi, shkruan Zeri.info.

Futbollisti që ka rezultuar pozitiv me koronavirus është Joao Cancelo. Lajmi është konfirmuar nga Kombëtarja e Portugalisë.

Ndërsa, rezultatet e testeve të futbollistëve tjerë të Portugalisë janë negative.

Vendin e Cancelos te kombëtarja portugeze do ta zë Diogo Dalot.

Ndryshe, Portugalia ndeshjen e parë e luan më 15 qershor ndaj Hungarisë. /Zeri.info