Donnarumma te PSG, mësohet se kur portieri do t'i kryej testet mjekësore

Donnarumma te PSG, mësohet se kur portieri do t'i kryej testet mjekësore

Sport June 13, 2021 - 11:20
Lajmet e fundit nga sporti

Ginaluigi Donnarumma është edhe më afër transferimit te Paris Saint-Germaini, shkruan Zeri.info.

Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.

Sipas tij, portieri italian do të nënshkruaj kontratë të vlefshme me gjigantin francez deri më 2026.

Në anën tjetër, PSG thuhet se është duke punuar që 22-vjeçari të kryej testet mjekësore në kampin e Kombëtares së Italisë, pasi që ai është duke marrë pjesë në “Euro 2020” bashkë me “Azzurrët”.

Testet mjekësore pritet të bëhen në javën e ardhshme, pas ndeshjes që Italia e zhvillon të mërkurën ndaj Zvicrës. /Zeri.info