Formacionet e mundshme: Austri - Maqedoni e Veriut, katër shqiptarë pritet të luajnë nga fillimi

Formacionet e mundshme: Austri - Maqedoni e Veriut, katër shqiptarë pritet të luajnë nga fillimi

Sport June 13, 2021 - 10:34
Lajmet e fundit nga sporti

Për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut sot (e diel) do të jetë një ditë historike, shkruan Zeri.info.

Maqedonia e Veriut sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë në ''Euro 2020'', kampionat në të cilin siguroi kualifikimin për herë të parë në histori të këtij shteti.

Të përzgjedhurit e Igor Angelovksit janë në Grupin C, teksa kundërshtari i tyre i parë do të jetë Austria.

Enis Bardhi, Visar Musliu, Arijan Ademi dhe Ezgjan Alioski janë shqiptarët që pritet të luajnë nga fillimi, kurse Egzon Bejtullai dhe Ferhan Hasani pritet të jenë në bankën rezervë.

Formacionet e mundshme:

Austri: Bachmann; Lainer, Dragovic, Hinteregger, Ulmer; Baumgartner, Ilsanker, Grillitsch; Alaba; Kalajdzic, Sabitzer.

Maqedoni e Veriut: Dimitrievski; Ristevski, Musliu, Velkovski; Ristovski, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Trajkovski.

Ndryshe, ndeshja mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet nga ora 18:00. /Zeri.info