Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, Bardhi me shokë sot zhvillojnë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian

Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, Bardhi me shokë sot zhvillojnë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian

Sport June 13, 2021 - 09:02
Lajmet e fundit nga sporti

Për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut sot (e diel) do të jetë një ditë historike, shkruan Zeri.info.

Maqedonia e Veriut sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë në ''Euro 2020'', kampionat në të cilin siguroi kualifikimin për herë të parë në histori të këtij shteti.

Të përzgjedhurit e Igor Angleovskit janë në Grupin C, bashkë me Austrinë, Holandën dhe Ukrainën. 

Kundërshtari i parë i Maqedonisë së Veriut është Austria, teksa ndeshja mes tyre zhvillohet sot nga ora 18:00.

Vlen të theksohet se te Maqedonia e Veriut për këtë Kampionat Evropian janë të ftuar gjashtë shqiptarë: Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani. /Zeri.info