Zhegra e Vëllaznimi në finale të Ligës së juniorëve

Zhegra e Vëllaznimi në finale të Ligës së juniorëve

Sport June 13, 2021 - 08:34
Lajmet e fundit nga sporti

Të shtunën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së juniorëve. 

Në gjysmëfinalen e parë u takuan Zhegra e Besa Famgas. Fitore me rezultatin e ngushtë, 19:17, shënoi skuadra e Zhegrës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 10:6 për zhegrasit që e mbajtën epërsinë deri në fund.

Arianit Murseli udhëhoqi Zhegrën me 8 gola, kurse 5 i shënoi Elion Goçi. Te Besa Famgas u dallua Jon Vokshi me 7 gola.

Gjysmëfinalja e dytë ishte në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës. Me rezultatin 45:28, fitore shënoi Vëllaznimi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:8. 

Mali Luzha shënoi 13 gola për Vëllaznimin, kurse 6 herë për Prishtinën shënoi Dardan Ramadani.

Të dielën, po në Gjakovë, prej orës 15:30 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja zhvillohet prej orës 17:30. /Zeri.info