''Euro 2020'' - dita e tretë, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

''Euro 2020'' - dita e tretë, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

Sport June 13, 2021 - 08:16
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e diel) zhvillohen ndeshjet e ditës së tretë në Kampionatin Evropian ''Euro 2020'', shkruan Zeri.info.

Edhe sot në program janë tri ndeshje për t'u zhvilluar, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.

Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 15:00 në ''Wembley'' mes Anglisë dhe Kroacisë. Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin D.

Kurse, në kuadër të Grupit C zhvillohen dy ndeshje në ora 18:00 dhe 21:00.

Fillimisht takohen Austria dhe Maqedonia e Veriut, e pastaj Holanda me Ukrainën. /Zeri.info