''Euro 2020'': Zvicra dhe Uellsi ndajnë pikët, Shaqiri asistues te goli i ''Helvetikëve''

''Euro 2020'': Zvicra dhe Uellsi ndajnë pikët, Shaqiri asistues te goli i ''Helvetikëve''

Sport June 12, 2021 - 16:55
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Zvicrës e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian ''Euro 2020'', shkruan Zeri.info.

Të përzgjedhurit e Vladimir Petkovic kanë luajtuar baras me Uellsin në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit A.

Ndeshja e zhvilluar sot në ''Baku Olympic Stadium'' ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Breel Embolo kaloi fillimisht ''Helvetikët'' në epërsi në minutën e 49-të, me Xherdan Shaqirin që ishte asistues te ky gol.

Kurse, golin e barazimit për uellsianët e shënoi Kieffer Moore në minutën e 74-të.

Vlen të theksohet se nga fillimi në këtë ndeshje luajtën kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Xhaka kompletoi 90-të minuta, kurse Shaqiri ishte në fushë për 66-të minuta.

Zvicra dhe Uellsi tani ndajnë pozitat dy dhe tre në grup me nga një pikë, teksa Italia renditet e para me tre pikë. Turqia është e fundit pa pikë. /Zeri.info