Miqësorja e sotme mes Prishtinës dhe Llapit transmetohet direkt në “Zëri TV”

Miqësorja e sotme mes Prishtinës dhe Llapit transmetohet direkt në “Zëri TV”

Sport June 12, 2021 - 15:55
Lajmet e fundit nga sporti

FC Prishtina dhe KF Llapi janë dy prej tri klubeve që do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, shkruan Zeri.info.

Kryeqytetasit do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, kurse llapjanët bashkë me Dritën në “Conference League”.

Skuadra fituese e titullit të kampionit dhe ajo e Kupës do të zhvillojnë sot një miqësore mes vete, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në Evropë.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet nga ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në “Zëri TV” dhe në faqen zyrtare të Gazetës “Zëri” në rrjetin social “Facebook”.

“Zëri TV” është numër 67 në “Kujtesa”, numër 138 në “Ipko” dhe numër 154 në “ArtMotion”.

Kujtojmë se FC Prishtina më 16 qershor takohet me Shkëndijen e Tetovës, ndeshje e cila gjithashtu do transmetohet në “Zëri TV”. /Zeri.info