Konfirmohet lajmi i “Zerit”, Mendurim Hoti i bashkohet FC Prishtinës

Konfirmohet lajmi i “Zerit”, Mendurim Hoti i bashkohet FC Prishtinës

Sport June 12, 2021 - 15:42
Lajmet e fundit nga sporti

FC Prishtina ka prezantuar sot tre futbollistë. Bëhet fjalë për Mendurim Hotin, Xhevdet Shabanin dhe Blerat Tolajn, shkruan Zeri.info.

Klubi kryqyetas i ka prezantuar sot të tre futbollistët në fjalë, duke iu uruar mirë se ardhje.

Në fakt, “Zeri.info” më 9 prill kishte raportuar ekskluzivisht se FC Prishtina ishte një nga klubet që kishte shprehur interesim për Mendurim Hotin, i cili ishte pjesë e Feronikelit që nga viti 2015.

LEXO TË PLOTË: Edhe FC Prishtina në garë për Mendurim Hotin

25-vjeçari nga Malisheva me Feronikelin ka fituar çdo trofe të mundshëm në futbollin e Kosovës.

Mendurim Hoti para kalimit te Feronikeli, ka luajtur te Teuta e Durrësit dhe 2 Korriku.

Tash e tutje, sulmuesi anësor karrierën do e vazhdojë te FC Prishtina, teksa do t’i ndihmojë skuadrës edhe në ndeshjet në Ligën e Kampionëve. /Zeri.info