Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Ligës së juniorëve

Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Ligës së juniorëve

Sport June 12, 2021 - 15:01
Lajmet e fundit nga sporti

Pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit në Ligën e juniorëve, në fundjavë zhvillohet turneu përfundimtar.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të shtunën në Gjakovë. Nga ora 15:30 takohen Zhegra e Besa Famgas, ndërsa nga ora 17:30 është gjysmëfinalja e dytë në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Të dielën janë ndeshjet përmbyllëse. Prej orës 15:30 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja luhet prej orës 17:30.

Priten ndeshje korrekte dhe të bukura. Bëhet fjalë për lojtarë që janë në prag të ekipeve seniore dhe të cilët shpejtë pritet të shpërthejnë në hendbollin kosovar.

Me turneun final të ligës së juniorëve përmbyllen garat në hendbollin kosovar për edicionin 2020/2021. /Zeri.info