Zbulohet oferta e Arsenalit për Correan

Zbulohet oferta e Arsenalit për Correan

Sport June 12, 2021 - 14:41
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali raportohet se ka bërë një ofertë drejt Lazios për Joaquin Correan, transmeton Zeri.info.

“Il Messaggero” shkruan se klubi londinez i ka ofruar lacialëve 20 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Mediumi italian shkruan se transferimi i tij te “Topçinjtë” mund të pengohet nga trajneri i ri, Maurizio Sarri, i cili thuhet se ngurron të shesë futbollistët kryesorë.

26-vjeçari është pjesë e Lazios që nga viti 2018. Paraprakisht ai kishte luajtur te Sevilla.

Joaquin Correa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. /Zeri.info