U përjashtua me të kuq në ndeshjen ndaj Suedisë, Berisha: Jam ofenduar nga Challandes, hyra në ndeshje sepse një lojtar braktisi nxemjet

U përjashtua me të kuq në ndeshjen ndaj Suedisë, Berisha: Jam ofenduar nga Challandes, hyra në ndeshje sepse një lojtar braktisi nxemjet

Sport June 12, 2021 - 12:00
Lajmet e fundit nga sporti

Bernard Berisha ka folur rreth ndeshjes Kosovë – Suedi, kur ai ishte larguar nga loja me karton të kuq, shkruan Zeri.info.

Të premten mbrëma, Bernard Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Euro Kampionët”, ku mes tjerash ka folur edhe për momenti kur ai largua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë, për çka tha se është gjykuar shumë.

LEXO EDHE: Berisha zbulon shumëçka: Challandes nuk e mbajti këtë premtim që ma dha, kthehem te Kosova vetëm kur ai e realizon premtimin e dhënë

Ish-futbollisti i Besës së Pejës ka zbuluar se në ndeshjen ndaj Suedisë është inkuadruar si zëvendësues pa dëshirën e Bernard Challandesit.

“Te rasti i kartonit jam gjyku shumë, por e vërteta është krejt ndryshe. Kam qenë në nxemje me një X lojtar që nuk dua t’ia përmend emrin, edhe aty papritmas ai lojtar ka ikur në zhveshtore sepse nuk ka dashur të bëj më nxemje shkaku i minutazhes që ia ka ofruar trajneri. Trajneri është kthyer nga ne dhe kur më ka parë vetëm mua në nxemje ka pyetur se ku është lojtari tjetër. Për afro gjashtë minuta më ka lënë mua vetëm duke shikuar dhe unë nuk e dija se çfarë po ndodhë me mua. Të jesh kapiten i një skuadre [Akhamt Groznyt] dhe të shënosh nëntë gola, nuk janë pak për mua” – tha fillimisht 29-vjeçari, shkruan Zeri.info.

Tutje, anëtari i skuadrës nga elita e futbollit rus tha se Challandes e ka kërkuar atë lojtar për ta inkuadruar në ndeshje.

“Ai e kërkoj, por në një moment ka ndërhyrë dikush dhe ka thënë: ‘Jo, mos e thirrni. Ai nuk është më këtu’. Atë personin dua ta falënderoj sepse po të mos ishte ai, ndoshta ai [Challandes] do të vazhdonte duke e kërkuar atë X lojtarin” – tha Berisha, duke shtuar: “Është ofendim për mua, sepse unë jam një njeri shumë i mirë dhe jam munduar gjithmonë me qenë i sinqertë me krejt. Ndoshta sinqeritetin tim shum të madh, e kanë keqpërdorur".

Bernard Berisha në fund tha se ai nuk është i varur prej këtu, por se gjithçka çfarë bën mirë, i bën në emër të Kosovës.

Kujtojmë se para ndeshjeve miqësore të qershorit, në një konferencë për shtyp, Bernard Challandes kishte thënë se nuk është profesionale të marrësh dy kartona të verdhë brenda tetë minutave.

Bernard Berisha nuk ishte i ftuar për ndeshjet e qershorit, derisa ka përsëritur vazhdimisht se nuk e di arsyen pse nuk është ftuar. /Zeri.info

LEXO EDHE: Challandes i kundërpërgjigjet Berishës: Nuk lexoj rrjete sociale, por nuk është profesionale të marrësh dy kartonë brenda 8 minutave