Rrëfimi emocionues i Valon Berishës: Nuk kemi pasë as ne, babai im ka punuar në tri vende pune, ai është idolli im

Rrëfimi emocionues i Valon Berishës: Nuk kemi pasë as ne, babai im ka punuar në tri vende pune, ai është idolli im

Sport June 11, 2021 - 22:01
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është përlotur në emisonin ''E premtja me Halilin'', shkruan Zeri.info.

Moderatori i emisionit dhe udhëheqësi i shoqatës humanitare ''Jetimat e Ballkanit'', Halil Kastrati, e ka pyetur Berishën nëse edhe më herët ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet humanitar.

Ai mes lotëve ka treguar se ka ndihmuar njerëz që nga mosha e re.

''Prej që e kam nënshkruar kontratën si profesionist në moshën 16-vjeçare. Prej asaj dite, sa kam pasur mundësi kam dërgu. Por edhe na s'kemi pasë, jena rritë'' -  ishte përgjigja e lënë në gjysmë nga Berisha, pasi shpërtheu në lotë, teksa Kastrati ia vazhdoi duke thënë ''si shumë familje shqiptare'', shkruan Zeri.info.

Tutje, futbollisti i skuadrës së Reimsit tregoi pak nga historia e familjes së tij, duke thënë se babai i tij është idoll i tij.

''Unë jam rritë jashtë, por edhe babai im ka dal jashtë shumë i ri. Edhe në luftë edhe neve na kanë kallë shtëpinë. Ai [babai] i ka mbajtë tri punë me na mbajtë edhe neve në Norvegji, por edhe me pasë familja në Kosovë. Babai ka hjek shumë, ështe idoll i jemi, edhe e du shumë. Mos të ishte ai, ndoshta as unë nuk isha ai se cili jam sot'' - ka thënë mes tjerash 28-vjeçari.

Vlen të theksohet se Valon Berisha është një prej donatorëve të rregullt te shoqata humanitare ''Jetimat e Ballkanit''. /Zeri.info