Ky ishte super goli i shënuar nga Arbër Hoxha që ia siguroi fitoren Kosovës ndaj Gambisë

Ky ishte super goli i shënuar nga Arbër Hoxha që ia siguroi fitoren Kosovës ndaj Gambisë

Sport June 11, 2021 - 21:17
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me fitore fazën e ndeshjeve miqësore për muajin qershor, shkruan Zeri.info.
 

Të përzgjedhurit e Bernard Challandes kanë fituar në miqësore e sontme ndaj Gambisë.

Ndeshja e zhvilluar në "Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi" ka përfunduar me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Arbër Hoxha në minutën e 80-të.

22-vjeçari realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur, pas një depërtimi nga krahu i majtë.

 

Ndryshe, nga katër ndeshje miqësore të zhvilluara në qershor, Kosova ka regjistruar tri fitore dhe një humbje.

''Dardanët'' kanë mposhtur San Marinon, Maltën dhe Gambinë, teksa kanë pësuar humbje nga Guinea. /Zeri.info