Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Kosova shënon fitore minimale ndaj Gambisë, Arbër Hoxha vendimtar

Kosova shënon fitore minimale ndaj Gambisë, Arbër Hoxha vendimtar

Sport June 11, 2021 - 20:52
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me fitore fazën e ndeshjeve miqësore për muajin qershor, shkruan Zeri.info.

Të përzgjedhurit e Bernard Challandes kanë fituar në miqësoren e sontme ndaj Gambisë.

Ndeshja e zhvilluar në "Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi" ka përfunduar me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Arbër Hoxha në minutën e 80-të.

Gambia kishte mundësinë ta barazonte rezultatin vetëm pas tre minutave, por Musa Barrow nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë. Goditja e tij shkoi mbi portë.

Nga katër ndeshje miqësore të zhvilluara në qershor, Kosova ka regjistruar tri fitore dhe një humbje. ''Dardanët'' kanë mposhtur San Marinon, Maltën dhe Gambinë, teksa kanë pësuar humbje nga Guinea. /Zeri.info