Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Komitetit Olimpik të Kosovës i konfirmohet granti prej 100 mijë dollarëve

Komitetit Olimpik të Kosovës i konfirmohet granti prej 100 mijë dollarëve

Sport June 11, 2021 - 18:21
Lajmet e fundit nga sporti

Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës, grantin ekipor në vlerë 100 mijë dollarë për katër vitet e ardhshme.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut kishte përzgjedhur Përfaqësuesen e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, për t’i ndarë këtë grant, bazuar në rezultatet e arritura.

Granti ishte paraparë të kishte vlerën 60-80 mijë dollarë, bazuar në grantet e kaluara, por që SO i KON-it ka konfirmuar shumën në vlerë 100 mijë dollarë. /Zeri.info