Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Zyrtare: FBK cakton datën e fillimit dhe përfundimit të afatit kalimtar

Zyrtare: FBK cakton datën e fillimit dhe përfundimit të afatit kalimtar

Sport June 11, 2021 - 17:06
Lajmet e fundit nga sporti

Afati kalimtar për basketbollistët dhe basketbollistet do të hapet më 1 gusht dhe do të mbyllet më 10 gusht, shkruan Zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur sot Federata e Basketbollit e Kosovës.

“Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet se afati kalimtar për basketbollistët dhe basketbollistet vendore e të huaja për kategoritë seniore fillon më 01 dhe përfundon më 10 Gusht 2021 në ora 16:00.

Për paraqitjen e lojtarëve/eve në afatin kalimtar klubet duhet të respektojnë procedurat e paraqitjes-regjistrimit të lojtarëve/eve vendorë dhe të huaj” – thuhet në njoftimin e FBK-së. /Zeri.info