Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Zyrtare: Ish-mesfushori i Prishtinës dhe Gjilanit, Hila rikthehet në Shqipëri - nënshkruan me këtë skuadër

Zyrtare: Ish-mesfushori i Prishtinës dhe Gjilanit, Hila rikthehet në Shqipëri - nënshkruan me këtë skuadër

Sport June 11, 2021 - 16:47
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-mesfushori i FC Prishtinës dhe SC Gjilanit, Ardit Hila, është rikthyer në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, shkruan Zeri.info.

Ardit Hila ka nënshkruar sot me FK Kukësin kontratë dy vjeçare.

Pas nënshkrimit të kontratës, 28-vjeçari për faqen zyrtare të klubit është shprehur:

“Më ka munguar Shqipëria. Ika si kampion dhe shpresoj të rikthehem si kampion me Kukësin. Pse Kukësin? Më bindi projekti i Kukësit dhe fakti që luan gjithmonë për trofe, ma bëri më të lehtë zgjedhjen time. Uroj që në Kukës të rikthejmë trofeun e titullit kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Forca Kukësi”. /Zeri.info