Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
FC Prishtina aranzhon ndeshje të forta miqësore, sfida ndaj Shkëndijës së Tetovës transmetohet direkt në “Zëri TV”

FC Prishtina aranzhon ndeshje të forta miqësore, sfida ndaj Shkëndijës së Tetovës transmetohet direkt në “Zëri TV”

Sport June 11, 2021 - 13:45
Detajet

FC Prishtina po përgatitet maksimalisht për ndeshjet e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohen në Shqipëri nga 22 deri më 25 qershor, shkruan Zeri.info.

Klubi më i madh kosovar, i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani, po përgatitet në qytetin e Gjakovës, derisa tashmë klubi i ka aranzhuar edhe dy ndeshje miqësore për t’i testuar futbollistët para ndeshjeve të “Champions”-it.

Prishtina të shtunën, më 12 qershor, në stadiumin e qytetit në Gjakovë do të përballet me Llapin, kurse më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e sfidon skuadrën e madhe nga Maqedonia e Veriut, Shkëndijën e Tetovës.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e Prishtinës, “Prishtinafc.com”.

Sfida Prishtina – Shkëndija transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në “Zëri TV”.

Ndryshe, turneu i rundit preliminar do të zhvillohet në Shqipëri, konkretisht në Durrës dhe në Elbasan dhe jo siç ishte paraparë më herët në kryeqytetin e Ishujve Faro, Torshavn.

Prishtina dhe Folgore nga San Marino do të takohen në “Elbasan Arena” më 22 qershor, nga ora 20:00.

Në të njëjtën kohë në Durrës luajnë edhe Torshavn dhe Inter D’Escaldes.

Edhe finalja e turnirit do të zhvillohet në Elbasan më 25 qershor nga ora 20:00, kurse gjysmëfinalja tjetër në Durrës. /Zeri.info