Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Besnik Krasniqi: Kjo skuadër e Prishtinës mund të bëjë historinë

Besnik Krasniqi: Kjo skuadër e Prishtinës mund të bëjë historinë

Sport June 11, 2021 - 11:05
Detajet

Besnik Krasniqi ka folur për fazën përgatitore që po zhvillon Prishtina para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se kjo skuadër ka dëshirë të madhe dhe kjo gjeneratë mund të arrijë mjaft larg në Evropë.

“Jemi duke zhvilluar fazë përgatitore mjaft të mirë. Seancat stërvitore për këtë fazë, kuptohet zhvillohen dy herë në ditë, nuk janë edhe aq të lehta, por e kuptojmë që duhet të japim maksimumin për të qenë sa më të përgatitur”, deklaroi Besnik Krasniqi për “prishtinafc.com”, përcejll Zeri.info.

“Atmosfera si e tillë po vazhdon të jetë e shkëlqyer ashtu siç ka qenë. Kemi shoqërim mjaft të mirë të gjithë futbollistët dhe jemi duke e dhënë maksimumin pothuajse gjithsecili në çdo seancë stërvitore duke pritur edhe ditën e ndeshjes në Ligën e Kampionëve”.

“Ndeshje kjo që na u krijuan kushte mjaft të favorshme duke e zhvendosur në Shqipëri, në një stadium me fusha ideale loje, e një të tillë për stërvitje e kemi edhe këtu në Gjakovë. Thjesht jemi maksimalisht të motivuar për të kaluar tutje”.

“Jam shumë optimist, duke e parë skuadrën, duke e parë grupin e lojtarëve momental dhe atyre që do të na bashkëngjiten e që do të jenë forcë për neve, që të kalojmë sa më tutje, sepse thjesht e duam këtë sukses për të arritur një cak historik duke qenë skuadra kosovare që është ngjitur sa më lartë në Evropë”.

“Rrugëtimi gjatë kampionatit më ka bërë të kem shumë besim te skuadra që mundemi shumë më shumë për të treguar”, tha pas seancës stërvitore, Besnik Krasniqi. /Zeri.info