Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Kosova përballet sonte me Guinenë në ndeshje miqësore

Kosova përballet sonte me Guinenë në ndeshje miqësore

Sport June 11, 2021 - 10:08
DETAJET

Kosova do ta zhvillojë edhe ndeshjen e fundit miqësore për muajin qershor.

Dardanët për ndeshjen e katërt me radhë do të takohen me Gambinë, përfaqësuese kjo që nuk është mposhtur asnjëherë në miqësoret e këtij muaji.

Të besuarit e Bernard Challandesit do të jenë sërish futbollistë nga Superliga dhe disa të tjerë nga ekipet evropiane, tekniku zviceran këtë duel e cilëson me të vështirë se me Guinenë, ku Gambia e ka mposhtur Guinenë me rezultat 1:0. Ndërsa Kosova ka humbur me rezultat 1:2 ndaj Guinesë.

Kosova me këtë ndeshje e përmbyll ciklin e miqësoreve për këtë muaj dhe kërkon ta mbyllë me një rezultat pozitiv.

Dardanët dhe Gambia do të luajnë sot në Antalia të Turqisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me fillim në orën 19:00.