Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Zyrtare: Drita e blindon talentin Driton Islami

Zyrtare: Drita e blindon talentin Driton Islami

Sport June 10, 2021 - 23:28
DETAJET

Driton Islami ka rinovuar kontratën me nënkampionin e Kosovës, Drita.

Islami ka nënshkruar kontratë edhe për tre vitet e ardhshme.

Komunikata e plotë e Dritës:

“Drilon Islami vazhdon me klubin

Drilon Islami njëri prej futbollistëve më punëtorë, një djalë i urtë dhe i përkushtuar dëshiron që të lë gjurmë në klub.

Dy vite më parë Driloni erdhi nga ekipi i Ferizajit si një talent i ri, për tu formuar dhe për tu pjekur si futbollist tek ne.

Për këto dy vite, progresi i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe nga ndeshja në ndeshje si një profesionist i vërtetë e shfrytëzonte qdo minutë që treneri Nuhiu ja ipte për të fituar edhe më shumë besimin e trenerit.

Pas takimit që kishim mes drejtuesve të klubit dhe Drilonit, është arritur marrëveshja që Driloni të jetë me ne edhe për tre vitet e ardhëshme dhe ku pritet që Driloni të jep kontributin e tij në projektet e klubit.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me klubin. Dëshira ime ishte që unë të vazhdoja këtu dhe sigurisht që jam shumë i lumtur që edhe klubi beson shumë në mua.

Jam i vetëdijshëm që ngritja ime si futbollistë është fal klubit ku jam dhe fal punës së trajnerëve andaj i jam shumë falenderues. Do të mundohem që të rritem edhe më shumë si futbollist në mënyrë që të kontriboj edhe më shumë për klubin”, shkruhet në komunikatë. /Zeri.info