Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Gambinë

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Gambinë

Sport June 10, 2021 - 22:49
Zbuloni detajet

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antalia para miqësores së radhës kundër Gambisë.

Edhe gjatë kësaj stërvitje futbollistët kanë punuar me zell të madh, teksa kanë aplikuar në praktikë të gjitha instruksionet e përzgjedhësit Bernard Challandes, njofton FFK, shkruan Zeri.info.

Image

Ndeshja me Guinenë i ka shërbyer ekipit që të jetë më kompakt dhe tani pritet që lëshimet e bëra në ndeshjen paraprake të evitohen, në mënyrë që të nxirret rezultat pozitiv, edhe pse Gambia vlerësohet si një ekip që luan taktikisht mjaft mirë dhe nuk hapet shumë gjatë lojës.

Image

Gjithsesi, atmosfera dhe harmonia brenda ekipit të Dardanëve është e mirë dhe të gjithë presin që në ndeshjen e nesërme të japin maksimumin e tyre dhe të bëjnë paraqitje sa më të mirë, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja zhvillohet nesër mbrëma nga ora 19:00. /Zeri.info

Image