Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
ZYRTARE: Konfirmohet lajmi i Zerit, Cale nënshkruan me Gjilanin, pritet edhe Torassa

ZYRTARE: Konfirmohet lajmi i Zerit, Cale nënshkruan me Gjilanin, pritet edhe Torassa

Sport June 10, 2021 - 22:39
Zbuloni detajet

SC Gjilani ka njoftuar zyrtarisht afrimin e futbollistit brazilian, Elton Cale i ardhur nga Tirana.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Gjilani ka njoftuar se 32-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Lajmi për interesimin e tij e ka zbuluar më 8 qershor ekskluzivisht Zeri.info.

Krahas Cales, Gjilani pritet që të merren vesh edhe me mesfushorin-sulmues argjentinas Agustin Torassa, i cili gjithashtu ditë më parë u nda me Tiranën.

LEXO LAJMIN E PLOTË: https://zeri.info/sport/411085/ekskluzive-skuadra-kosovare-interesohet-per-futbollistet-e-tiranes-torassa-dhe-cale/?fbclid=IwAR2nfMKu6Z5wkdfwEGoYvv46oM9m844xCqTct2XwZ3CMs8Vl4AME1TcsEk4

Klubi nga Anamorava deri më tash e ka zyrtarizuar mesfushorin Albert Dabiqaj dhe mbrojtësi Yll Hoxha të ardhur nga Feronikeli. 

Drejtuesit e Gjilanit po e projektojnë një skuadër për ta kërkuar titullin kampion. /Zeri.info