Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Xhaka merret vesh me Romën

Xhaka merret vesh me Romën

Sport June 10, 2021 - 22:16
DETAJET

Roma është në negociata të avancuara me Arsenalin për transferimin e mesfushorit Granit Xhaka.

Klubi i Seria A thuhet se është shumë afër të mbyll marrëveshjen me Arsenal që thuhet se kërkon 25 milionë euro.

Sipas “Sky Sports”, marrëveshja personale mes shqiptarit dhe Romës është arritur.Xhaka, ishte kërkesë e trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinho, që mori drejtimin e klubit në maj.

Ish trajneri i Tottenhamit kuptohet se është admirues i Xhakës dhe para dy viteve ka thënë: “Është lojtari më i rëndësishëm në mesfushën e Arsenalit. 

Është vërtetë lider”.Xhaka iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 për 30 milionë euro.

Ai ka bërë 31 paraqitje në Premierligë edicionin 2021/21 duke shënuar një herë dhe ka zhvilluar me shumë se 160 ndeshje që nga arritja para pesë viteve.

28-vjeçari ishte pranë largimit nga “Emirates” në janarin e vitit 2020, pas interesimit të Hertha Berlin, por vendosi të vazhdojë qëndrimin te klubi londinez.

Ndërkohë, edhe Arsenal ka gjetur pasuesin e shqiptarit ngase duan transferimin e Ruben Neves ose Ben White.