Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Lëndohet futbollisti i ri i FC Prishtinës, nesër vendoset se a do t'i nënshtrohet operimit

Lëndohet futbollisti i ri i FC Prishtinës, nesër vendoset se a do t'i nënshtrohet operimit

Sport June 10, 2021 - 15:41
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i ri i Prishtinës, Samuel Mone, ka pësuar lëndim në syrin e djathtë, shkruan Zeri.info.

Futbollisti nga Gana pësoi lëndim sot në seancën stërvitore në Gjakovë.

FC Prishtina ka njoftuar se ai ka kryer sot një kontroll të detajuar në spital, teksa nesër do të vendoset nëse do t’i nënshtrohet operimit.

Presidenti i klubit kryeqytetas, Remzi Ejupi, dhe anëtari i bordit, Fikret Maqastena, kanë vizituar menjëherë futbollistin, teksa kanë falënderuar stafin e QKUK-së.

“Pas lëndimit, Samuel Mone nën përkujdes të afërt mjekësor

Pas lëndimit që pësoi gjatë seancës stërvitore në Gjakovë, futbollisti i ri nga Gana, Samuel Mone, ka kryer një kontroll të detajuar mjekësor dhe nesër do të vendoset se a do të operohet.

Udhëheqësit e klubit, kryetari Remzi Ejupi dhe anëtari i bordit, Fikret Maqastena, sot vizituan futbollistin duke iu falënderuar stafit të QKUK-së, repartit të Oftamologjisë dhe posaqërisht doktor, Naser Salihu” – thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. /Zeri.info