Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Trepça organizon turne në boks për të gjitha grup-moshat

Trepça organizon turne në boks për të gjitha grup-moshat

Sport June 10, 2021 - 15:29
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi i boksit “Trepça” nga Mitrovica ka njoftuar se do të organizojë turne për të gjitha grup-moshat, përcjell Zeri.info.

Trepça do të organizojë turneun e hapur në boks për të gjitha klubet e boksit të Kosovës me të gjitha grup-moshat.

Turneu do të mbahet pa praninë e shikuesve dhe sipas këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5-2 m, ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës.

Meçet fillojnë nga ora 16:00 dhe mbahen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë janë: Latif Demolli, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Marigona Beadini, Filip Nue dhe delegat Sylejman Voca e Nadir Shllaku. /Zeri.info