Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Zyrtare: Wijnaldum nënshkruan me Paris Saint-Germainin

Zyrtare: Wijnaldum nënshkruan me Paris Saint-Germainin

Sport June 10, 2021 - 15:08
Lajmet e fundit nga sporti

Tashmë edhe zyrtarisht, Georginio Wijnaldum është futbollisti më i ri i Paris Saint-Germainit, shkruan Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur nga PSG, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Klubi francez ka njoftuar se mesfushori holandez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.

30-vjeçari do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit pas Kampionatit Evropian si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon më 30 qershor.

Përveç te Liverpooli, Wijnaldum në të kaluarën ka luajtur edhe te Newcastle United, PSV dhe Feyenoord. /Zeri.info