Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Drejtuesit e KOK-ut marrin pjesë në Asamblenë Zgjedhore të KOE-s

Drejtuesit e KOK-ut marrin pjesë në Asamblenë Zgjedhore të KOE-s

Sport June 10, 2021 - 14:38
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, po marrin pjesë në Asamblenë e 50-të Gjenerale të Komitetit Olimpik të Evropës (KOE/EOC), që po mbahet në Athinë të Greqisë.

Në Asamble po diskutohen tema të ndryshme, ndërsa pritet të zgjedhen edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Evropës për ciklin olimpik 2021 – 2025.

President i ri i Komitetit Olimpik të Evropës u zgjodh presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spyros Capralos. /Zeri.info