Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të bëhet me bar natyral

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të bëhet me bar natyral

Sport June 10, 2021 - 14:19
Lajmet e fundit nga sporti

Edhe stadiumi ku luan skuadra e Llapit do të bëhet me bar natyral, shkruan Zeri.info.

KF Llapi ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me një kompani turke, e cila merret me ndërtimin e fushave dhe e cila bën mirëmbajtjen e të gjitha fushave në Superligën e Turqisë.

Kjo kompani do ta bëjë edhe stadiumin “Zahir Pajaziti” me bar natyral, pasi deri më tani ishte me bar sintetik.

“KF Llapi sot bëri hapin më të madh gjatë këtij viti, ku krahas suksesit të skuadrës, Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së do ta bëjë stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ me pamje evropiane, duke ndryshuar fushën nga bar sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme.

Kryesia e KF Llapit sot nënshkroi kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe FIFA, ‘Iren limited sirket’, kompani e cila merret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë.

Falënderim i madh edhe për kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi, që na mbështeti fuqishëm në këtë proces me rëndësi për klubin dhe futbollistët tanë.

Kryesia e klubit bëri të pamundurën që ta sjellë në Kosovë kompaninë e njohur turke.

Kryesia ka vendosur që stadiumi ‘Zahir Pajziti’ të jetë me standard të UEFA-s për zhvillimin e garave evropiane dhe kjo është hera e parë që në Kosovë punohet një fushë me këto parametra të këtij niveli”, thuhet në njoftimin e KF Llapit. /Zeri.info