Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Talentë të shumë të futbollit kosovar sot po korrin suksese, hapat e parë i morën te trajneri i palodhur Gazmend Haliti

Talentë të shumë të futbollit kosovar sot po korrin suksese, hapat e parë i morën te trajneri i palodhur Gazmend Haliti

Sport June 09, 2021 - 14:06
Detajet

Gazmend Haliti është një ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin e Kosovës sa i përket zbulimit të talentëve, shkruan Zeri.info.

Nëpër mësimet e Halitit janë kalitur shumë futbollistë me emër, që kanë bërë karrierë edhe në futbollin evropian.

Përzgjedhësi i Kosovës U-15 ka e ka trajnuar edhe supertalentin kosovar Edon Zhegrova te FC Prishtina, ndërkohë që në një fotografi, e cila po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, shihet Haliti me shumë futbollistë, të cilët i ka trajnuar në moshë të re e të cilët sot kanë fituar kontrata profesionale me klube të ndryshme.

Image

Edon Zhegrova (Basel), Bleon Sekiraqa (Malishevë), Kastriot Selmani (Llap), Rilind Gërbeshi (Ulpianë) dhe Malsor Ajeti (momentalisht lojtar i lirë) shihen në fotografi e të cilët po luajnë me shumë sukses në klubet e tyre.

Image

Haliti për një kohë të gjatë ka punuar edhe te klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina, në kategoritë e reja. /Zeri.info

Image