Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Ramadani kampion me tri klube të ndryshme, Sahiti me një propozim interesant për trofeun

Ramadani kampion me tri klube të ndryshme, Sahiti me një propozim interesant për trofeun

Sport May 17, 2021 - 21:40

Trajneri dhe njëkohësisht analisti i futbollit vendor në emisionin “2 me 1”, Muharrem Sahiti, ka përgëzuar Prishtinën për titullin kampion.

Ai i dha merita të veçanta trajnerit të prishtinasve, Zekirija Ramadani.

Madje, Sahiti pati një propozim interesant duke marrë parasysh që ky është titulli i tretë kampion që Ramadani e fiton në futbollin kosovar.

“Nëse kish me qenë sistemi si në Kupë, ku duhet ta fitosh trofeun tri herë për ta marrë atë, atëherë ky trofe duhet të jetë i përhershëm për Ramadanin”, deklaroi Sahiti.

Kujtojmë që Ramadani ka fituar titullin kampion edhe me Trepçën ’89 dhe Feronikelin.Pas 35 ndeshjeve këtë edicion, Prishtina festoi titullin me 78 pikë, derisa në fundjavën e ardhshme i mbetet ta zhvillojë edhe sfidën e fundit për këtë sezon, atë ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”.